fbpx

Pëllumb Pipero tregon rrethanat që mund të çojnë në mbylljen e shkollave: Nëse nuk…

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për A2 ka deklaruar se është tepër herët për të folur për mbylljen e shkollave.

 “Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero në A2.

Sipas Piperos, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje. “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”, tha ai.