Pëllumbi: Sot ka filluar në Elbasan, do të vijojnë gjobitjet për shkeljet në aktivitete politike

pellumbi.jpg

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ka sqaruar se do të vijojnë gjobitjet për shkeljet e masave të Covid-19 në aktivitete politike.

Në emisionin “Open”, Pëllumbi u shpreh se pas Monika Kryemadhit, do të ketë sërish kontrolle për aktivitetet politike dhe nuk duhet të mungojnë gjobat.

Pëllumbi: Kemi një periudhë që jemi në terren, si opozita, si ne. Kemi bërë aktivitete politike dhe mesa duket kemi pasur tejkalime të masave në të gjitha anët. Në dy muaj nuk ka pasur reagim të policisë as ndaj nesh, as ndaj tyre. Ka filluar sot ngjarja në Elbasan dhe do të vazhdojë më tutje. Mënyrat se si do të vazhdojmë takimet elektorale, duhet të jemi më të kujdesshëm.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303