Pelosi e konfirmon, shkarkimi i Trump do të shkojë përpara

pelosi-trump.jpg

Kryetarja e Kongresit të SHBA Nancy Pelosi tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të ngrejë akuzat për shkarkim të Presidentit të Donald Trump për shpërdorim të pushtetit.

“Demokracia jonë është vënë në diskutim, presidenti nuk na lë zgjidhje tjetër veçse të veprojmë,” tha ajo.

Kongresmenia e Kalifornisë shtoi se “faktet janë të pakontestueshme.”

Ajo parashtroi se “Presidenti përdori fuqinë e tij për përfitime politike në kurriz të sigurisë sonë kombëtare, duke ndaluar ndihmën ushtarake dhe një takim vendimtar në Zyrën Oval në këmbim të një hetimi për rivalin e tij politik ”.

Demokratët priten që të mbajnë një votim për ‘impeachment’ në Dhomën e Përfaqësuesve para fundit të vitit, me perspektivën e një gjykimi në Senat që në janar të vitit 2020.

Pas fjalëve të Pelosit, Trump shkroi në një tweet: “Nëse do të më fajësosh, bëje tani, shpejt, kështu që ne mund të kemi një gjykim të drejtë në Senat, dhe në mënyrë që vendi ti kthehet punës.”

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha pas fjalëve të zonjës Pelosi se demokratët “duhet të kenë turp”. Ajo shtoi: “Ne mezi presim një gjykim të drejtë në Senat.” Këshilltarja e lartë e Trump, Kellyanne Conëay u tha gazetarëve: “Ne jemi gati për një gjyq.”

scroll to top