Pelosi: Provat tregojnë se Trump është fajtor

pelosiii-1.jpg

Ndërsa ligjvënësit vazhdojnë hetimin e tyre ndaj presidentit amerikan, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, ka deklaruar se ka prova të qarta që Donald Trump e përdor zyrën e tij për përfitime personale dhe se kjo minon sigurinë kombëtare.

Pelosi, duke folur në një konferencë për shtyp, përsëriti se i takon Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve të përcaktojë se si të procedohet me hetimin e udhëhequr nga Demokratët, duke shtuar se ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar i kundërshtimit./real-news.tv/

scroll to top