fbpx

Pemë artificiale që pastron ajrin

koka-35.jpg

Shkencëtarët thonë se projekti më i fundit eksperimental, ai i krijimit të një kulle që pastron ajrin, ka nisur të funksionojë në Kinë.

Shkencëtarët e institutit të Tokës dhe Mjedisit, në Akademinë e Shkencave të Kinës, thanë se kanë parë përmirësime në cilësinë e ajrit në një hapësirë prej 7.7 km.

Kulla është 100 metra e lartë dhe funksionon duke krijuar shtresa të mbuluara serash, të cilat thithin ajrin, e ngrohin nëpërmjet energjisë diellore dhe pastaj e qarkullojnë nëpër shumë filtra pastrues.

Qyteti ku është testuar projekti ka pasur ndotje të lartë, dhe pajisja duket se ka dhënë rezultat./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *