‘Pendohet’ Kujtim Gjuzi pas debatit në Kuvend, ja veprimi që bën

Seanca e sotme plenare nisi me debatet mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi Gjuzi kërkoi nga ky i fundit të zbatojë rregulloren e Kuvendit, për të lejuar replikën me kryeministrin Rama.

Kujtim Gjuzi me xhaketë gri

Si kundër përgjigje, Ruçi i tërhoqi vëmëndjen për kodin e veshjes, pasi Gjuzi ishte veshur sport. Mesa duket Gjuzi u indinjua nga kritika e Kryetarit të Kuvendit, pasi pak më vonë u  pa në Kuvend me uniformë tjetër. Në foton e siguruar nga Dosja.al, deputeti ka veshur një xhaketë ngjyrë gri.