Pendohet për operacionet plastike, Aurela Hoxha ndërmerr vendimin drastik

Modelja shqiptare, Aurela Hoxha e ka pranuar publikisht se ka kryer operacione plastike më parë.

Por këtë javë gjatë një video-mesazhi që i ka dedikuar mikut të saj, Alban Ramosaj ajo ka bërë një deklaratë e cila i ka shokuar të gjithë.

Për promovimin e klipit të tij, ai ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin e Rudina Magjistarit, ku modelja e njohur Aurela Hoxha e surprizoi atë gjatë emisionit duke i dërguar videon.

Por ajo u komentua nga fansat për paraqitjen e saj dhe mori kritika për buzët e fryra, kur në fakt ajo kishte përdorur filtera të Snapchatit.

“Qetësohuni njerëz të “mirë” nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen, dhe s’do t’i bëj kurrë më (ja një hall më pak për shqiptarët). A nuk duket qartë që është filter? Apo menduat që kam bërë dhe tatu? PS: Si ju duket kënga e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës”, ka shkruar modelja.

/real-news.tv/