fbpx

Pendohet vrasësi i administratorit të Kotës, lihet në burg

delaj.jpg

Admir Delaj, 43 vjeçari që vrau me çifte të premten administratorin e  Kotës në Selenicë Fatmir Hado, doli sot para gjykatës së Vlorës dhe trupi gjykues vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzën e vrasjes.

Gjatë seancës, Hodaj nuk ka preferuar të flasë shumë, por ka shfaqur pendesë për krimin.

Viktima Fatmir Hado dhe autori Admir Delaj ishin bashkë në lokalin e fshatit ku ndodhi ngjarja ndërsa aty ndodhej vetëm djali i pronarit.

Burimet thanë autori e ka nisur debatin e së premtes për mos përfshirjen e zonës në projektin e zhvillimit të 100 fshatrave ndërsa viktima sipas tij i është përgjigjur me ofendime dhe fyrje personale.

“E vrava se më fyeu nga familja” mësohet se ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Vlorës pas arrestimit

Pas debatit Admir Delaj kishte shkuar në shtëpi ku ka marrë çiften që e mbante pa leje është rikthyer në lokal dhe ka qëlluar ndaj 64 vjeçarit që mbeti menjeherë i vdekur.

Admir Delaj u vu në pranga rreth një orë pas ngjarjes, (9 nentor) ndërsa në u vu në pranga në shtëpi në fshatin Gumenicë ku iu gjet edhe një armë tjetër gjahu pa leje.

64 vjeçari Hado mbante postin e kreut të Njësisë Administrative Kotë, si përfaqësues i Partisë Demokratike, ndërsa 43 vjeçari njihet si mbështetës i majtës në zonë.

Kjo ndasi mësohet se krijonte debate të herëpashershme mes dy personave në lokalin e fshatit Kotë, ndërsa pinin edhe nga një gotë raki.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *