Penel me ngjyrë për sytë? Po, faleminderit! Ja se si ta aplikoni atë

Peneli apo vijëzuesi i syve me ngjyrë është një tendencë e rëndësishme e modës këtë verë.  Fluoreshent, i bardhë, apo rozë; të gjitha ngjyrat janë të lejuara. Ndaj më poshtë po ju japim një guidë se si ta aplikoni dhe ta përshtasni.

Ngjyrat pastel janë gjithmonë shumë të popullarizuara në mediat sociale dhe nuanca “baby blu” është e preferuara. Provojeni gjithashtu si një vijëzues për sytë…

Ndërkohë që vijëzuesi i bardhë është një domosdoshmëri për verën dhe një tendencë shpërthyese në internet. Edhe nëse do ta aplikoni si vijëzim të dytë ose të vetëm në të gjithë qepallën, në finale do të siguronit një vështrim të veçantë, aq më shumë në një lëkurë me ngjyrë plazhi.

Një tjetër vijëzues për sytë me të vërtetë i përdorur në pjesën më të madhe të look-ut që gjejmë në internet është bluja elektrike, një zgjedhje e përsosur në sytë kafe.

Nëse doni të bëni një kapërcim nga vijëzuesi klasik i syve, që të jetë perfekt për verën, provoni të aplikoni një të tillë me ngjyrë të verdhë. Në Instagram, ka shumë foto reale nga të cilat mund të frymëzoheni, me të cilave edhe të tilla ku bëhet kombinimi me ngjyrën portokalli apo tonet e ngrohta.

Dhe nëse tonet pastel i keni hasur shumë shpesh në mediat sociale, tendenca e vvërtetë është padyshim ajo e toneve neoni. Ciklamini, portokallia, jeshilja dhe e verdha janë më të kërkuarat./real-news.tv/