fbpx

“Pensioni politik për Ramën”. Hajdari me tone të forta, reagon urgjent Rama

dy.png

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur me tone tejet të ashpra ndaj Kryeministrit Rama në Kuvend. Ajo theksoi se maxhoranca dhe opozita nuk i duan listat e hapura dhe i vetmi rezultat i tryezës ishte identifikimi biometrik i zgjedhësve.

Hajdari ka thënë sot se e mirëkuptonte Edi Ramën për mos hapjen e listave, pasi sipas saj ky veprim do të ishte pensioni politik për kryeministrin aktual.

Por, deputetja demokrate ka shpërthyer ndaj PD-së dhe për rezultatet e Reformës Zgjedhore, teksa tha se për dy vite me radhë i vunë flakën vendit për të arritur të fitonin një tender, për identifikimit biometrik.

“Prandaj Edi Rama, nëse do një përgjigje sot, përgjigjia është kjo: Nuk ka votë pa dëgjuar vullnetin e shqiptarëve. Ky vend ka nevojë për ndryshim”.

I menjëhershëm ka qenë edhe replika e kryeministrit Rama.

“Ju dëgjova me vëmendje dhe nuk mund ti shmangem replikës edhe pse do të doja që në këtë moment mos shprehesha publikisht derisa ka një proces që është ende i papërfunduar si rezultat i zvarritjes që po i bën opozita jashtëparlamentare detajimit të marrëveshjes, që ju personalisht bashkë me tre të tjerët keni firmosur në selinë e një ambasade mike” tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303