Pensionisti mbante një thesar në shtëpi, nuk e dinte

Kishte 40 vjet që e kishte gjetur në garazhin e shtëpisë dhe vetëm tani zbuloi se në fakt unaza e rrallë prej floriri ishte një thesar i periudhës së Mesjetës, me vlerë rreth 100 mijë paund.

Tom Clark, 81-vjeç, e gjeti unazën në vitin 1979, teksa po gërmonte tokën jashtë shtëpisë në Aylesbury, Buckinghamshire.

Pa e kuptuar vlerën e vërtetë, ai e vendosi unazën brenda një kanaçeje metalike dhe e la brenda garazhit, ku qëndroi e harruan për dekada me radhë. Clark e rigjeti unazën rastësisht, teksa po pastronte garazhin e së ëmës pas vdekjes së saj.

Këtë herë vendosi që të pyeste për vlerën e saj dhe u trondit kur zbuloi se bëhej fjalë për një artifakt mesjetar 670 vjeçar, që datonte në vitin 1350.

Unaza e shekullit të 14-të mban një mbishkrim në latinisht dhe ka të një imazh të gdhendur në të.