fbpx

Pentagoni i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të mos e përziejë në politikë

ap_trump_military-960x537.jpg

Pentagoni i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të mos e përziejë ushtrinë në politikë, pasi një zyrtar në Shtëpinë e Bardhë udhëzoi marinën të mbante “larg syve” luftanijen USS McCail gjatë vizitës së Presidentit Trump në Japoni.

Udhëzimi për të fshehur anijen nga Presidenti Trump u njoftua fillimisht nga Wall Street Journal. Sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Pat Shanahan tha këtë javë “Nuk autorizova, nuk miratova asnjë veprim lidhur me anijen. Për më tepër nuk do të çnderoja kurrë kujtimin e një patrioti amerikan si Senatori McCain”.

Shanahan konfirmoi sot se Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Çështje Ushtarake e kishte dhënë udhëzimin që luftanija të fshihej nga pamja e Flotës së Shtatë që operon në Paqësorin Perëndimor.

Shanahan konfirmoi detajet për një e-mail të marinës ku thuhej se zyra ushtarake e Shtëpisë së Bardhë donte që USS John McCain të mbetej “larg syve” kur Trump ishte në Japoni rreth një javë më parë. E-maili i brendshëm i Marinës u bë publik javën e shkuar, duke shkaktuar një reagime të ndryshme.

Trump, gjithmonë është shfaqur kundër McCain, ka thënë se nuk ka dijeni për kërkesën, por shtoi se “dikush e bëri këtë sepse mendonin se nuk e pëlqeja atë”.

Shanahan u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Korenë e Jugut të dielën se ai nuk po planifikon të kërkojë një hetim nga mbikëqyrësi i brendshëm i Pentagonit në çështjen “sepse nuk kishte asnjë veprim të kryer” nga ana e Marinës. Ai shtoi se ai ende ka nevojë për të mbledhur më shumë informacion se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe cilët anëtarë të shërbimit e kanë bërë. Anija mban emrin e familjes McCain. John McCain, si dhe babai e gjyshi i tij kanë qenë admiralë marine. Senatori John McCain dhe presidenti Trump patën shkëmbyer kritika gjatë fushatës së Trump dhe vitit të parë të administratës. Presidenti Trump ka folur me mospërfillje për shërbimin ushtarak dhe sakrificën e zotit McCain kur ishte ushtar në Vietnam./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303