Pentagoni publikon zyrtarisht 3 videot ku duken UFO

785-0-5ea7d8331cdee.jpg

Pentagoni publikoi të hënën tre video që tregojnë pilotët e Marinës amerikane të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara.

Për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte të rrëmujshme që lëvizin me shpejtësi.

Pentagoni – selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara – i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”.

Pamjet u publikuan për te “pastruar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrotjes.

Në deklaratë sqarohet se videot kanë qarkulluar të paautorizuara dhe se “fenomenet ajrore të vëzhguara mbeten të paidentifikuara”.

Një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë, sipas New York Times; dy videot e tjera i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303