“Për 21 Janarin ka prova të reja”

Gazetari Artan Hoxha thotë se për 21 janarin ka prova të reja. Duke folur mbi 8-vjetorin e 21 Janarit, Hoxha konstatoi se për këtë ngjarje ka prova të reja ndërsa hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

“Nuk mendoj se serveri ka provat kryesore, por ka prova të rëndësishme për hetimin. Unë mendoj se hetimi dhe gjykimi i kësaj çështje janë bërë qëllimisht për të dëmtuar rezultatin e vërtetë të kësaj ngjarje.

I pyetur në studion e Ora News se “a ka prova të reja?”, Hoxha tha se “Sigurisht që ka prova. Kemi një ngjarje që dimë vetëm dy nga viktimat kush i ka vrarë. Dimë që Agim Llupo ka qëlluar mbi Ziver Veizin dhe Ndrea Prendi ka qëlluar mbi Faik Myrtajn. Ne kemi dy autorë, dhe nuk janë dy gardistë të zakonshme. Ka qëlluar komandanti i Gardës dhe shefi i shtabit të batalionit special, që prezumohen dy drejtuesit më të stërvitur, më të aftë për të përballuar një trysni të tillë“, u shpreh Hoxha/real-news.tv/