fbpx

“Për besë nuk e di për çka e ka fjalën”, Albin Kurti i përgjigjet ‘lëndimeve’ të Ramës

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti nuk e di se pse është i mërzitur me të homologu i Tiranës.

Në një intervistë të dhënë në Oraneës, Kurti është pyetur për deklaratën e Ramës kur tha se ndihet i lënduar me Kurtin, pasi ky i fundit gënjen.

“Për besë nuk e di për çka e ka fjalën”, ishte përgjigja direkte e Kurtit, i cili nënvizoi gjithashtu se Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës nuk e kanë luksin ta injorojnë njëri-tjetrin.

“Nuk kam shumë raporte me kryeministrin Rama pasi unë propozova të takohemi bashkë liderat nga Kosova dhe Shqipëria, thamë që ta bëjmë bashkë krerët e institucioneve, 6 veta të diskutojmë edhe për çështjen e luftimit të pandemisë Covid-19. Por edhe për hallet e njëri-tjetrit dhe hallet e përbashkëta që në fakt janë kryesoret, sepse kufiri nuk duhet të na ndante. Pra Kosova dhe Shqipëria e kanë një kufi që s’është i shqiptarëve. Mirëpo nuk pati gatishmëri dhe interesim për një takim të tillë. Ça të them tash. Unë jam i interesuar për bashkëpunim. Kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk e kanë luksin ta injorojnë kështu njëri-tjetrin,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri i Kosovës.