21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Për Borën? Pse rri akoma?”. Arjan Konomi ‘nxehet’ me Elvisin: S’ke lidhje fare, je i vetmi djalë që je zënë me…

spot_img

Puntata e djeshme e emisionit “Për’Puthen ka pasur në qendër takimin Sindi-Elvis, për të cilin opinionisti Arjan Konomi nuk kurseu kritikat lidhur me Lokon siç e njohim tashmë.

Arjani u shpreh se në takime Elvisi nuk di të flasë e të komentojë dhe sipas tij me asnjë prej vajzave konkurrente të emisionit nuk ka asnjë lidhje. Por deklarata e tij ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Elvisit.

Arjani: Ju krijoni një gjendje si në takim të parë, pyetje, pastaj ngrini sytë nga qielli. Atje nuk ishit as miq.

Elvisi: Nuk e kuptoj realisht si i nxjerr konkluzionet nga një pjesë që e thua në pjesën e parë të emisionit pastaj në tjetrën. Njëherë thua se dukesh si pemë, pastaj tjetër gjë.

Arjani: Sindin e pashë si djalë, të bënte pyetje, ty si vajzë, ishe në siklet. S’dije çfarë të thoje. Ti di të flasësh shumë bukur dhe të kemi përgëzuar, kur je në debate në studio di të flasësh e të argumentosh shumë mirë, por në takime nuk e ke këtë aftësi vëlla. Ti je i vetmi djalë që ke pasur konflikt të fortë me femrat, je zënë ashpër me Melisën, me Sindin, me Anën dhe për të gjitha vajzat ke thënë nuk dal më, nuk kam punë më. Tani pse ke ardhur, për talk shoë apo për të njohur vajzat? Me vajzat këtu nuk ke lidhje fare. Krijon vetëm konflikte.

Elvisi: Këtu kam ardhur për të gjetur një person që më meriton. Nëse një vajzë nuk dua të dalë në takim me mua, do ja them troç.

Arjani: Po pse rri akoma? Me të gjitha vajzat ke thënë s’kam punë, me kë ke punë? Me Borën? Pse ke ardhur?

Elvisi: Qenka gjë e keqe të dish standartet dhe mos dalësh me këdo?

Arjani: Kur nuk i gjen standartet, pse rri këtu?

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat