Për çfarë tjetër u votua në zgjedhjet afatmesme në SHBA?

us-politics-vote-voting-550x330.jpg

Ndërkohë që fokusi i zgjedhjeve afatmesme të SHBA-së ka qenë në vendet e dhomës së Kongresit, si dhe në postet e guvernatorëve dhe legjislaturat e shtetit, amerikanët gjithashtu votuan për një numër çështjesh të tjera jashtëzakonisht të rëndësishme për zonat e tyre.

Në Florida, banorët që kanë përfunduar dënimin e tyre për shkelje të ndryshme, rifituan të drejtën për të votuar; në San Francisko, një taksë mbi bizneset u miratua për të ndihmuar të pastrehët. Aborti, marijuana dhe të drejtat e transgjinorëve ishin gjithashtu në fletëvotim.

Votuesit në Kaliforni kanë votuar në favor të Propozimit C – i cili do të mbështetësi një numër  masash për të zgjidhur problemet e të pastrehëve.

Ky ndryshim do të sjellë rreth 250 milionë dollarë në vit në taksat e shtuara nga rreth 400 kompani të mëdha të qytetit, për t’u shpenzuar në mënyrë specifike për të pastrehët.

Ndërkohë, banorët e Alabamës, Oregonit dhe Virxhinias Perëndimore votuan për të parandaluar të drejtën e gruas për abort.

Votuesit në Alabama dhe Virxhinian Perëndimore miratuan ndryshime në kushtetutat e tyre që mund të kufizojnë qasjen për abort.

Me shumicën e votave, banorët e Alabamas miratuan me një diferencë të qartë një amendament që e bën politikën shtetërore të “njohë dhe mbështesë shenjtërinë e jetës së palindur dhe të drejtat e fëmijëve të palindur”.

Ndërkohë, rreth 1.2 milionë banorë të Floridës ,që kanë shërbyer në burg, rifituan të drejtën e votës, falë miratimit të një amendamenti kushtetues.

Amendamenti 4 mori 65% të votave, duke ndryshuar gjuhën 150-vjeçare në kushtetutën e shtetit.

Votuesit në Massachusetts miratuan një masë që siguron mbrojtje për transgjinorët , duke e bërë atë shtetin e parë në SHBA që miraton një masë të tillë.

Ata ranë dakord të mbështesin një ligj, të nënshkruar fillimisht në vitin 2016, që ndalon diskriminimin në bazë të gjinisë në vende publike.

Votuesve në katër shtete iu kërkua të vendosin për legalizimin e kanabisit për përdorimin rekreativ të tij në Miçigan, Dakota e Veriut, Utah dhe Misuri.

Votat ende janë numëruar, por parashikimet sugjeruan se vetëm Dakota e Veriut ka votuar kundër legalizimit të drogës.

Nëse konfirmohet rezultati, Michigan bëhet shteti i parë i SHBA që lejon të rriturit mbi moshën 21 vjeç që të mbajnë dhe të rrisin sasi të vogla të marihuanës. Gjithashtu, shteti do të marrë një taksë të shitjes prej 10% për bizneset që e shesin drogën.

scroll to top