Për herë të parë Ilda Bejleri flet për largimin nga televizioni dhe planet e reja

WhatsApp-Image-2020-08-06-at-08.51.51.jpeg

Çfarë po ndodh me moderatoren sportive dhe mjaft seksi Ilda Bejleri?

Shkëputja e papritur e saj nga Digitalb e më pas nga ekrani i Top Channel i habiti të gjithë.

Ilda më në fund ka thyer heshtjen rreth kësaj teme. Ajo ka folur në një intervistë për  “Edicioni Veror 2020” ku u shpreh se pavarësisht projekteve të cilat i janë ofruar ka preferuar që aktualisht të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj.

Megjithatë, ajo shtoi  se shumë shpejt do të vijë me projekte të reja të cilat preferoi të mos i zbulonte, teksa mendoi të mbante sekret edhe logon e televizionit.

 “Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentit dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, u shpreh moderatorja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303