fbpx

Për herë të parë, Kina regjistron 0 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Së fundmi Kina ka raportuar 32 raste të reja me Covid-19, ku të gjitha rastet janë të importuara, por nuk ka asnjë të vdekur gjatë 24 orëve.

Sipas agjensisë së lajmeve AFP kjo është hera e parë që Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka raportuar për 0 vdekje që kur nisi përhapja masive e virusit në janar.

Deri tani në Kinë numërohen 81 mijë e 740 persona zyrtarisht të infektuar me Covid-19 dhe më shumë se 3 mijë e 300 viktima.