fbpx

Për herë të parë në histori, Naomi realizon foto me celular për revistën e njohur

Modelja e famshme, Naomi Campbell, duhet të shfaqej në kopertinën e revistës “Essence” me rastin e 50 vjetorit të krijimit të saj, mirëpo për shkak të pandemisë Covid-19 të gjithë menduan se modelja do ta anullonte.

Naomi jo vetëm që nuk e anulloi, por habiti botën me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj.

Modelja e bëri vetë grimin e saj dhe realizoi një foto në kushte shtëpie, të shkrepur me kamerën e aparatit celular.

Për herë të parë në histori, në kopertinën e një reviste është publikuar një foto e tillë kaq e thjeshtë.

Pavarësisht grimit të thjeshtë, ndriçimit jo të duhur dhe faktit që nuk është prekur aspak nga dora e një artisti apo fotografi, Naomi ka shkëlqyer në kopertinën e “Essence”.

Madje, ajo ndihet krenare për foton e saj.

“Ishte një kënaqësi e madhe dhe eksperiencë e pazakontë për mua që të realizoja setin fotografik për kopertinën e 50-vjetorit të krijimit të ‘Essence’. Ishte e trishtë sepse nuk ishim në gjendje të punonin për shkak të pandemisë, por gjithashtu më mbushi me shpresë dhe gëzim fakti që mundëm të përshtateshim.”- u shpreh modelja.