Për ju që e “urreni” palestrën, kemi disa opsione

online-training.jpg

Nëse ju duket e mërzitshme palestra sidomos po ta nisni pas festave të fundvitit, ne ju sjellim disa opsione të cilat do t’iu bëjnë të merreni me aktivitetin tuaj fizik.

Që ushtrimet të mos duken dhe aq të mërzitshme dhe ju të argëtoheni njëkohësisht ne ju listojmë disa prej tyre:

1. Vozitja
Edhe pse në Shqipëri nuk është një sport shumë i njohur, vozitja është një nga aktivitetet fizike më të mira. Trupi juaj është i gjithi në lëvizje kur vozisni. Krahët, gjoksi, muskujt e barkut dhe shpatullat. Gjithashtu zëvendëson aktivitetin cardio.

2. Ushtrime nga shtëpia
Ka shumë firma që ju japin mundësinë të bëni ushtrime në mënyre profesionale edhe në shtëpi. Mjafton që të merrni mjetet e duhura.

3. Kërcimi cardio
Nëse jeni i dashuruar me kërcimin hip-hop apo atë latin, atëherë ky aktivitet është i duhuri për ju. Në kërcimin zumba do të gjeni shumë lëvizje të ndërthurura në mënyrë që të digjni sa më shumë kalori.

4. Noti
Noti në ambjente të hapura është zgjedhja e duhur nëse keni nevojë të qetësoheni. Sigurohuni të vishni kostumin e duhur, syzet dhe një kapele për të ndaluar futjen e ujit.

5. Ushtrime nëpërmjet lojërave
Nëse jeni mërzitur nga ushtrimet fizike të thjeshta, provoni të shkarkoni aplikacione lojërash që ju udhëzojnë si të ushtroheni pa u mërzitur./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303