“Për kë foli dhe kë gëzoi më shumë sot Ditmir Bushati?”

Ditmir-Bushati-1.jpg

Ish-deputeti, i cili ka qenë një prej eksponentëve më të rëndësishëm të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka mbajtur një qëndrim në lidhje me fjalën e ish-ministrit Bushati në Kuvend.

“Edhe mua më pëlqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik.

Sepse e shikoj, gjithsesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk e vetmja sot në Shqipëri.

Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në kazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur.

Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave.

Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?”, shkruan Patozi. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303