20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

“Për këtë do të flasë historia!” Erion Veliaj përshëndet vendimin e Ramës për lojërat e fatit

spot_img

Nga 1 janari nuk do të shikoni asnjë pikë bastesh apo kazino në Tiranë dhe në gjithë territorin e Shqipërisë.

Vendimi i qeverisë për të  mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit është përshëndetur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në Twitter, shkruan se ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare.

Qeverisja e Edi Ramës i ka sjellë shumë të mira këtij vendi e më mirë se unë për këtë do flasë historia! Ama ndalimi me ligj i pikave te basteve e kazinove, është vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare! Mezi pres Janarin 2019 pa baste.

Me qëllim largimin e të rinjve prej fenomeneve negative që kanë prekur shoqërinë shqiptare në këto vite tranzicioni, një nga masat që ka marrë Bashkia e Tiranës këto tre vite ka qenë dhe rehabilitimi i terreneve sportive në shkolla dhe rikthimi i bibliotekave nëpër lagje.

Ndërkohë, Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që ka nisur zbatimin e projektit të shkollave si qendra komunitare, duke shfrytëzuar mjediset sportive të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit për komunitetin pas përfundimit të mësimit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat