“Për Metën do…”. Zbardhet mbledhja e PS, ja porositë e Ramës

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar, ndërkohë që janë zbardhur edhe detaje nga zhvillimi i mbledhjes.

Burime bëjnë të ditur se në mbledhje është diskutuar për përgjigjen e Komisionit të Venecias, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mësohet se në mbledhje ka folur vetëm kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se “për Metën do të presim raportin përfundimtar të Venecias”.