Për rininë e lëkurës, ja ushqimet që duhen shmangur

20180103-Aging.jpg

Problemet me lëkurën nuk janë shqetësuese vetëm për aspektin fizik dhe paraqitjen e jashtme të njeriut. Infeksione bakteriale në fytyrë mund të shkaktojnë edhe probleme psikologjike. Aknet dalin më shpesh tek lëkurat e yndyrshme. Ato shfaqen në grupmosha të ndryshme. Tek nënat e reja, aknet shkaktohen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe stresit. Këto infeksione bakteriale shfaqen edhe për arsye të tjera ku përfshihet: higjena , ndotja, stresi, nervozizmi dhe ushqyerja e keqe.Sipas të dhënave, ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës. Hapi i parë drejt një lëkure të mirë e pa infeksione është përdorimi i vajit të ullirit në vend të yndyrnave të tjera në gatim. Hapi tjetër është shmangia e ushqimeve pikante të cilat aktivizojnë gjendrat e yndyrës në lëkurë. Nga ana tjetër, ushqimet e skuqura shkaktojnë jo vetëm dëmtim të lëkurës por edhe të mëlçisë.

Ushqimet që duhen shmangur për një lëkurë pa akne

Ushqimet e përpunuara

Sipas informacioneve, dermatologët këshillojnë shmangien e ushqimeve dhe lëngjeve të përpunuara, pijet e gazuara, patatet e skuqura, hamburgerat dhe patatinat. Ata rekomandojnë mospërdorimin e acideve yndyrore Omega-6 që gjenden tek vaji i misrit, të cilat shkaktojnë inflamacion në lëkurë dhe përkeqësojnë aknet.

Gjalpi dhe margarina

Këto të dyja janë nxitëse të forta të gjendrave të yndyrës dhe shfaqjes së akneve. Ekspertët rekomandojnë konsumin e frutave të freskëta dhe jo atyre të paketuara, të cilat përmbajnë karbohidrate dhe sheqer koncentrat që shkakton akne.

Vezët

Vezët shkaktojnë alergji në fytyrë, por jo tek të gjithë.Për të kuptuar nëse ju jeni një prej tyre, jini të vëmendshëm ndaj konsumit të vezëve. Në rastin e parë që vëreni shfaqjen e akneve, ndaloni së ngrëni të verdhën dhe më pas nëse situata përsëritet, mos hani më vezë.

Ushqime të tjera që duhen shmangur në të mirë të fytyrës janë ëmbëlsirat, të cilat përmbajnë jo vetëm vezë por edhe sheqer.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303