fbpx

Për sa minuta del përgjigja? Bino jep detajet për testet e shpejta, ja kur duhet kryer

bino.png

Ekspertja, Silva Bino ka dhënë disa detaje lidhur me testet e shpejta gjatë fjalës së saj në Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku është shfaqur edhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Bino tha se  testi i shpejtë duhet të bëhet në 5 ditët e para të simptomave. Në të kundërt, kur kanë kaluar 5 ditë, testi që duhet kryer është ai i PCR. Në rast se testi “Rapid”, del pozitiv, ajo tha se duhet marrë si 100% i saktë.

“Testi i antigenit kryhet në 5 ditët e para të simptomave. Ky është një informacion që duhet të dihet. Nëse është pozitiv, ai është vërtetë pozitiv, mat ngarkesën virale. Përgjigja del për 30 minuta. Kjo është lehtësi e madhe sepse i jep direkt përgjigjen personit dhe lehtëson gjurmimin. Ky test do të na ndihmojë të plotësojmë disa elementë të punës sonë në terren. Po kryhen disa trajnime. Është test i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga FDA, pra është test që plotëson të gjitha cilësitë e saj.“-tha ajo.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303