fbpx

Për shkak të covid-19/ Shefi i OKB-së ngre alarmin Guterres: Cunam urrejtjeje dhe ksenofobie

antonio-guterres-1.jpg

Përmes një deklarate të posaçme, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur alarmin se pandemia Covid-19 ka shkaktuar një rritje të gjuhës së urrejtjes ndaj komuniteteve kryesisht aziatike e myslimane.

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, kërkon angazhim politik, shoqëror e fetar për ta ndalur atë që ai e quan një cunam ksenofobie.

“Pandemia ka çliruar një cunami urrejtjeje dhe ksenofobie, kokash turku dhe alarmizmi. Në internet dhe në rrugë janë shtuar qëndrimet kundër të huajve, teoritë konspirative antisemite dhe raportimet e sulmeve kundër myslimanëve si pasojë e Covid-19. Gazetarët, informatorët, profesionistët e shëndetit publik dhe aktivistët e të drejtave të njeriut po ashtu po sulmohen thjesht pse po bëjnë punën e tyre,” deklaroi shefi i OKB-së, Guterres.

Advertisement

Komentet e tij erdhën pasi Kina përsëriti një ditë më parë se është e gatshme të bashkëpunojë hapur me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të hetuar origjinën e koronavirusit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303