fbpx

Për të evituar problemet në derbi, tifogrupi “Tirona Fanatics” u bën thirrje tifozëve bardheblu!

86871778_10157314625133650_2705168796150136832_o.jpg

Pritjes për derbin e tretë të këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit dhe të dytit radhazi që do zhvillohet në Air Albania po i vjen fundi. Të gjithë presin me padurim që dy skuadrat të zbresin në fushë dhe që fjalët t’i lënë vendin spektaklit që pritet të dhurojnë aktorët e vërtetë, futbollistët.

Përgatitjet kanë nisur dhe janë në detajet e fundit të ndërkohë që tifogrupi “Tirona Fanatics” ka bërë edhe një tjetër lajmërim ku kërkon nga anëtarët por jo vetëm që në stadium të ndiqen udhëzimet e personave të autorizuar nga ata për të mos pasur problematika dhe që ky derbi të jetë një festë e vërtetë.

Ndërkaq, Tirona Fanatics grumbullohen ditën e nesërme prej orës 16:00 në qendër për t’u nisur më pas drejt stadiumit dhe për ta shndërruar në një festë për kryeqytetin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303