fbpx

Për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm është e thjeshtë… Ja se si…

puressay.com_.healthy-lifestyle-essay-how-to-keep-health.jpg

Në kohën kur jetojmë duhet më shumë se një mollë në ditë për të mbajtur mjekun larg. Me jetesën e ethshme dhe zakonet e këqija si mungesa e gjumit, konsumi i tepërt i alkoolit dhe nivelet në qiell të stresit, është më e vështirë për shumicën e njerëzve që të qëndrojnë të shëndetshëm.

Më poshtë disa hapa udhëzuese që mund t’ju ndihmojnë për të qëndruar në formë, të shëndetshëm, të lumtur dhe të aftë … për jetën!

“Shkelmo” duhanpirjen

Edhe nëse e ndizni ndonjë duhan herë pas here, po bëni dëm të pariparueshëm në trupin tuaj. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pirja e duhanit vret një në pesë vetë në Shtetet e Bashkuara çdo vit, por është edhe një nga shkaktarët më të parandalueshëm të vdekjes. Duhanpirja është një nga gjërat më të keqija që mund t’i bëni ndonjëherë trupit tuaj.

Hani çokollatë

Habitesh nga ky rregull? Besoni apo jo, ju mund të shijoni ushqimet që ju pëlqejnë – çdo gjë -por gjithnjë me moderim. Çelësi për çdo dietë të mirë është t’i lejoni vetes një trajtim ekstra herë pas herë. Psh, nëse hani akullore çdo ditë, nuk do e shijoni aq shumë, sa do e shijonit nëse e hani atë në fund të javës, si një shpërblim për të festuar një javë të tërë ngrënie të shëndetshme!

Njih “numrat” e tu

Njohja e niveleve të kolesterolit dhe të sheqerit në gjak dhe kontrolli i rregullt i tyre do t’ju ndihmojë të merrni vendime më të arsyeshme në lidhje me regjimin tuaj.

Ushtrohu rregullisht

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon 30 minuta stërvitje aerobike pesë ditë në javë. A është kjo mjaftueshëm? Në fakt, nuk do të thotë patjetër që të frekuentoni palestrën për një sesion trajnimi intensiv, sepse edhe një ecje e shpejtë pasdite ka një ndikim pozitiv në shëndetin tuaj fizik dhe mendor. Të ushtruarit nuk vlen vetëm që të dukeni mirë; por mbi të gjitha për të mbajtur zemrën tuaj të fortë.

Njihni ADN-në tuaj

Nuk është ndonjë shpenzim i tepërt që të paguani që të njohur historinë e familjes suaj dhe se si mund të ndikojë ajo në shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Kjo mund të ndryshojë tërësisht jetën tuaj. Jo vetëm vetëm për shkak të tumoreve, por njohja e historisë familjare si sëmundjet e zemrës dhe diabeti – dhe mbajtja e një historiku të saj – do ta ndihmojë mjekun të marrë vendimet e duhura për shëndetin tuaj. ”

“Suluni” drejt grurit

Nuk keni përse të eleminoni plotësisht përdorimin e karboidrateve, thjesht zgjidhni llojin e shëndetshëm të tyre. Mjekët sugjerojnë që të shmangim bukën e bardhë dhe makaronat e bardha sikur të ishin “murtajë” dhe t’i zëvendësojmë me homologun e tyre prej gruri. Ushqimet e bardha nuk ofrojnë vlera ushqyese dhe zëvendësimi i këtyre karboidrateve me grurin i shton vitamina dhe minerale regjimit tonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *