fbpx

Basha akuzon Ramën: Tu deshën 2 ditë të manipulosh provat për numrin e viktimave me COVID-19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpjegon se pse, sipas tij, kryeministrit Edi Rama iu deshën dy ditë që të reagonte rreth denoncimit të bërë nga opozita për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid-19.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kreut të qeverisë iu deshën dy ditë që të manipulonte faktet dhe që të “fshihte të vërtetën që e pamë të gjithë.”

Po ashtu, kryedemokrati shkruan se Rama e ka kot sot, pasi sipas tij, askush s’i beson më. “Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka.”

Potimi në Twitter:

“Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë”.