‘Për të vdekur kemi’/ Zbardhen bisedat mes prindërve të Alvin Berishës

Disa biseda mes Afrimit dhe Valbona Berishën, dy prindërit e Alvinit që u shpëtua nga kampi i ISIS, kanë dalë në dritë ditën e sotme.

Raportohet se ajo ka komunikuar me ish-burrin e saj pak përpara se të vdiste nga shpërthimi i një bombe.

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” ka zbardhur disa përgjime të telefonatave të tyre, ku djali e përshkruante të ëmën e tij si një ninja.

“Ajo është e veshur si ninja. Këtu kam frikë sepse ka aeroplanë që lëshojnë bomba. Unë i thash asaj le të shkojmë tek babi sepse duhet të shkoj në shkollë. Por ajo nuk do më lejojë”, i tregonte Alvini babait të tij ën telefon.

Ndërkohë, Valbona ka refuzuar të kthejë djalin, duke thënë: “Për të vdekur kemi gjithsesi”.