fbpx

“Për të vënë duart në kokë”. Meta në mbrojtje të Lumit Vjosa, bën thirrjen e fortë ndaj qeverisë

Presidenti Ilir Meta gjatë pjesmarrjes në një tryezë të rrumbullakët me temë “E ardhmja e Lumit Vjosa”, ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në të.

Meta ka ftuar çdo qytetar të shohë shembullin e Valbonës, e cila sipas tij është për të vënë duart në kokë.

“Komuniteti i energjisë në bashkimin europian i ka dërguar një letër qeverisë ku shpreh shqetësimin.

Shteti shqiptar duhet të ruajë vlerat e natyrës. Planet ndërtimore duhet të rishikohen nga qeveria.

Mjafton që çdo qytetar i thjeshtë të shkojë të shikojë Valbonën se çfarë ka ndodhur për të vënë duart në kokë para se kjo të ndodhë edhe me Vjosën e lumenj të tjerë për ti vënë kazmën edhe turzimit që është një nga alternativat më afatgjata  për të ndihmuar në ekonominë e këtyre zonave”, tha Meta.