Këngëtarja e famshme shqiptare, Irma Libohova na ka befasuar me dukjen e saj të fundit në plazh!
Irma është duke kaluar disa ditë pushimi në jugun e Shqipërisë.
Në moshën 59-vjeçare, këngëtarja ka një trup për tu pasur zili nga të gjitha vajzat e reja.
“☀️Mirëmëngjes nga kaltërsitë e detit Jon! 🍹 🏖 Shqipëria është e bukur 😍”– shkroi këngëtarja krahas fotos. Ndërsa mori komente të shumta pozitive për fizikun e saj.