“Perandoria” e David dhe Victoria Beckham

beckhams-may-31-1530631804.jpg

Victoria dhe David Beckham janë një prej çifteve më jetëgjatë të botës së showbiz-it.

Pavarësisht ulje-ngritjeve të shumta, çifti ja ka dalë të jetë bashkë duke u bëre shembulli ideal për të gjithë të dashuruarit.

Ditën e djeshme ata festuan 20-vjetorin e martesës.

Victoria dhe David janë takuar për herë të parë në vitin 1997 në kohën kur David ishte një prej lojtarëve më të mirë të ‘’Manchester United’’ dhe Victoria ishte pjesë e grupit “Spice Girls”.

Dashuria e tyre ka nisur në një club dhe Vicroria ka qenë e dehur. Një vit më vonë ata e çuan lidhjen e tyre në një stad tjetër duke u fejuar.

Më pas në vitin 1999 ata celebruan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni e cila bëri shumë bujë. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një dasmë madhështore e cila kushtoi rreth 800 mijë dollar.

Në mars të të njëjtit viti ata u bënë edhe prindër për herë të parë dhe në jetë erdhi djali i tyre, Brooklyn.

Në 2 dekada dashuri David dhe Victoria janë komentuar gjatë në media edhe për ndonjë divorc të mundshëm, megjithatë ata kanë treguar se dashuria mbizotëron mbi gjithçka.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303