fbpx

Përballja me koronavirusin/ Kosova gjen pak qetësi, bien ndjeshëm shifrat ditën e sotme

Pas disa ditëve të tmerrshme, në Kosovë duket pak dritë në fund të tunelit.  Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shifra shumë më të ulëta sesa në ditët e kaluar. Ndryshe nga ditët kur ka pasur 15-16 të vdekur, sot numri i viktimave ka qenë 3.

Mësohet se janë 181 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.869 raste nga 39.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 303 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.961.