fbpx

Përcaktohet data e finales së Champions League në Stamboll

une_1200x721ChampionsLeague2.jpg

Fillimisht pritet  përfundimi i kampionateve kombëtarë, ndërsa më pas, duke nisur nga data 8 gusht do të jetë radha e Ligës së Kampioneve.

Mes datave 11 dhe 15 gusht parashikohen të zhvillohen çerekfinalet.

Finalja e madhe  pritet të zhvillohet në 29 gusht, kur do të mbyllet edhe edicioni i Kupave të Europës.

Finalja do të luhet në Stamboll dhe konfirmimi për këtë vjen nga presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, që gjithashtu zyrtarizoi rinisjen e kampionatit turk më 12 qershor.

Ndërkohë, qeveria europiane e futbollit ka njoftuar se ka nisur proçedurat për rimbursimin e biletave të Euro 2020, e cila është shtyrë për në verën e vitit të ardhshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303