fbpx

Përcaktohet data kur Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dalin serish para gjykatës

Thaci-Veseli-Selimi-Krasniqi-foto-KALLXOcom-1024x538.jpg

Konferenca për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të mbahet më 18 nëntor në ora 11:00 në Hagë. Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara.

Thaçi e të tjerët po akuzohen për krime lufte, vrasje e trajtim çnjerëzor.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303