fbpx

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Deputetja bën propozimin e fortë në Kuvend

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, gjatë fjalës së saj në Kuvend, është ndalur te ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik, atë të përdhunimit të 15-vjeçares. Gjebrea propozoi që çdo nxënës të ketë dosjen e tij të detajuar, si dhe të ketë kujdestarë të veçantë për raste me risk të shtuar nëpër shkolla.

“Si mundet parlamenti të jetë më aktivë për ligjet që miratojmë, dhe që kanë detyrim të mbrojnë qytetarët. Parandalimi përmes edukimit është kyç që të kemi një brez të edukuar. Çdo nxënës duhet të ketë dosjen e tij të detajuar, si dhe kujdestarë të veçantë për raste me risk të shtuar. Duhet ndëshkim pa hezitim nga organet e drejtësisë për raste të tilla. Me keqardhje them se po shkohet larg. Kjo histori duhet të marrë fund. Burrat lahen me një pikë ujë, nuk turpërohen. Dhuna dhe çështjet sensitive janë të të gjithëve. Le të punojmë bashkë”, tha deputetja Gjebrea.