fbpx

Përdhunimi i 15 vjeçares, ka një tjetër zhvillim të fortë

Më në fund ka lëvizje edhe nga Ministrja e Arsimit në lidhje me ngjarjen shokoi kuar gjithë shoqërinë shqiptare.

Është mësuar se ditën e sotme është shkarkuar nga detyra, Besnik Daci drejtori i shkollës shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15 vjeçarja e abuzuar në Babrru.

Sipas asaj që raportohet në media drejtori është zëvendësuar ne detyrë nga zv drejtoresha.

Ditën e djeshme Daci tha se prindërit e nxënësve nuk kanë bërë asnjë denoncim në drejtorinë e shkollës. Ai tha se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.