35.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Përdhunimi i minoreneve/Kosova shuplakë Shqipërisë

spot_img

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Drenas të Kosovës ku një e mitur është përdhunuar nga mësuesi i saj e më pas nga punonjësi i policisë, tek i cili e mitura kishte shkuar të denonconte rastin.

Kjo ngjarje ka tronditur shoqërinë Kosovare e cila sot është ngritur në një protestë sensibilizuese kundër këtij fenomeni.Shumë të njohur të artit kosovar kanë qenë prezent në ketë protestë duke e quajtur monstruoze dhe jo njerëzore rastin e ndodhur dhe se një fenomen i tillë duhet të ndëshkohet nga shoqëria e para dhe instancat përkatëse që e kanë për detyre të parandalojnë raste të tilla.  Ka shumë vajza te cilat mund të vuajnë nga një fenomen i tillë por nuk gjenden instancat ku të drejtohen.

“Kjo protestë është pak, krahas asaj çka duhet bere për t’u parandaluar dhe ndëshkuar dukuritë e tilla në vendin tonë, ku vajzat, si ato të reja në moshë, e po ashtu edhe me të rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose të kërkojnë ndihme. Edhe ndihma e kërkuar kthehet në ankth. Është dashur të gjithë të marrin pjese në këtë proteste dhe jo të përfundoje me kaq! Duhet të gjithë ti bashkohen iniciativës së nisur, me shprese që ndonjë dite do te behet mire!”

Kanë qene fjalët e Dafina Zeqirit që me anë të një postimi në Instagramin e saj ka bërë të ditur prezencën e saj në ketë protestë, dhe nuk e është e vetmja.

Kthejmë pak sytë në vendin tone,  pak ditë më parë është përdhunuar një e mitur nga 8 bashkëmoshatarë të saj në Kavajë. Është folur dhe stërfolur rasti i vajzës aq shumë, dhe çdo ditë e më shumë rasti bëhet më monstruoz.

Të hapësh ekranet tona dëgjon rastin, gjëra të thëna e të pathëna

Ajo çka më lëndon më shumë është fakti që pavarësisht komoditetit që të ofron kolltuku i të dhënit opinione nuk të vendos asnjëherë në këpucët e viktimës! Shikon dy gazetarë që ngatërrohen me njëri-tjetrin duke publikuar të dhëna identifikuese të viktimës dhe që e ridhunojnë publikisht viktimën

Kudo dëgjon “vajza e përdhunuar” madje është bërë aq politike, aq sa politikanët akuzojnë njeri tjetrin për një ngjarje e cila është shumë e prekshme në shoqërinë tonë, por askush nuk foli për sensibilizim, askush nuk e vuri dorën në zemër për vajzën, motrën apo bashkëshorten e tij.

Nuk ka folur askush për sensibilizim, dhe askush nuk ka marrë iniciativën të përballet me një realitet që po jetojmë, duket se askush nga ne nuk paska frymën e njerëzimit të paktët të sensibilizojë shoqërinë me këtë ngjarje kaq të rëndë.

Përmendet rasti por jo fenomeni, të jemi bërë ne vallë një shoqëri kaq mosbesuese ndaj vendit tonë ku mesa duket nuk mund të gjesh shpëtim ne asnjë instancë shtetërore.

Por jo, ndryshimi nis nga vetja. Dëgjon psikolog, gazetarë të cilët flasin për rastin në fjalë dhe faleminderit Zotit që nuk i kanë përmendur emrin vajzës e cila tani përveç gjendjes së rëndë që përjeton duhet të dëgjojë persona që analizojnë historinë e saj

Por duhet të dimë të sensibilizohemi ne të parët pasi jemi nëna, kemi motra, jemi bijat e dikujt apo kushërira që mund të jenë të rrezikuara nga fenomeni.

Një fushate e tillë nuk është dëgjuar në asnjë vend këto ditë, të gjithë e dimë rrezikun që na kanoset dhe askush nuk flet por bën sehir “për vajzën e përdhunuar në Kavajë” duke dëgjuar politikanët se si e kanë vënë në pjatë “vajzën e përdhunuar në Kavajë” dhe po e shqyejnë me akuza kundrejt njëri-tjetrit mund të them që është TURP i madh për shoqërinë ku jetojmë sot.

Na ndajnë pak kilometra nga Kosova e cila sot na ka dhënë një shembull të mirë për të na kujtuar që pikë së pari jemi njerëz,motra, bija femra dhe duhet të respektohemi./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat