PËRDHUNIMI NË KËLCYRË / Katër të tjerë u ndaluan për ngacmim seksual (Foto)

KËLCYRË / Burime të besueshme të policisë dhe prokurorisë së Përmetit, bëjnë të ditur për newsbomb.al se 6 gjimnazist janë ndaluar për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Dy nga të ndaluarit akuzohen për përdhunim me forcë të një 19 vjeçareje nga fshati Goricë i njësisë administrative Sukë të bashkisë Këlcyrë. Ndërsa 4 të ndaluar akuzohen se i bënin presion me një regjistrim video me skena intime për ta detyruar të kryente raporte seksuale viktimën.

Të 6-të të ndaluarit janë nxënës të vitit të parë të gjimnazit të Këlcyrës. Ata kishin siguruar më parë një video me sekuenca intime të viktimës. Pasditen e së mërkurës së datës 4 mars dy nga adoleshentët e kishin tërhequr viktimën jashtë qytetit të Këlcyrës.

Në afërsi të një rezervuari një kilometër në periferi të qytetit të Këlcyrës, dy adoleshentët kanë shtuar presionin dhe kanë nisur veprimet fizike.

Duke i përë presion me publikimin e videos, ata më pas e kanë përdhunuar me force. Vajza është dhunuar fizikisht në fytyrë, në gjymtyrë dhe në trup. Pas denomcimit në polici, e dhunuara ka marrë mjekim dhe i është nënshtruar vizitës dhe ekspertizës ligjore.

Policia ka marrë në pyetje vajzën e përdhunuar, e cila ka rrëfyer ngjarjen. Ajo ka deklaruar se krahas përdhunimit nga dy gjimbazistët, ajo ka patur mesazhe kërcënuese në telefon. Disa persona të tjerë që nuk i njihte, i kanë bërë presion. Mesazhet, krahas pamjeve filmike intime, përmbanin kërkesë për raporte seksuale. Sipas autorëve të mesazheve, në rast se ajo nuk pranonte të kryente seks, ata do ti publikonin videon.

Mësohet se vajza nga Gorica ka qënë më parë e fejuar dhe disa muaj më parë ishte ndarë nga i fejuari. Policia deri mbrëmjen e datës 5 mars, nuk ka bërë të njohur emrat e adoleshentëve dhe as burimin e shpërndarjes së videos kërcënuese.

Operacioni i policisë ka vijuar me ndalimin e 6 adoleshentëve nxënës të vitit të parë të gjimnazit të qytetit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndonse mësohet se urdhërndalimet janë lëshuar nga Prokuroria e Përmetit. Dy nga djemtë akuzohen për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.

Burimet për Newsbomb thanë se ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit që ka bërë vetë vajza e abuzuar. Mësohet gjithashtu, se vajza e abuzuar ka patur lidhje me një djalë në moshën 18 vjeçare. Dyshohet se është pikërisht ai që ka shpërndarë videon intime tek bashkëmoshatarët që e përdhunuan dhe kërcënuan.

Për shkak të moshës së mitur të të ndaluarve, policia dhe prokuroria rezervohen në dhënien e informacionit. Për këtë shkak, është kërkuar prezenca e psikologëve gjatë marrjes në pyetje të adoleshentëve të ndaluar.

Ngjarja tragjike e ndodhur në Këlcyrë, ngjan si dy pika uji me episodin e ndodhur disa muaj më parë në një shkollë të mesme në qytetin e Kavajës.