fbpx

Përdhunohet dhe vritet 3-vjeçarja në Pakistan

ab0fcc8e7437154536851976fca3a53d.jpg

Një vajzë tre vjeçare është përdhunuar dhe vrarë në Abbottabad, në Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Sipas policisë vajza me emrin Faryal ishte zhdukur të martën, rreth orës 14 me orën lokale, nga shtëpia e saj.

Prindërit e kishin kërkuar por nuk kishin mundur ta gjenin dhe kishin bërë denoncim në komisariatin e zonës.

Policia kishte nisur kërkimet dhe rreth mëngjesit të së nesërmes e kishte gjetur në një kanal aty pranë.

Deri tani policia ka arrestuar rreth 30 të dyshuar për ngjarjen e tmerrshme.

Sipas të dhënave paraprake dhe autopsisë vajza është dhunuar seksualisht dhe është lënë në kushte të rënda shëndetësore në rrugë, duke humbur më pas jetën si pasojë e të ftohtit ekstrem./real-news.tv/

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *