fbpx

Përditësimi i 24 orëve të fundit, bie ndjeshëm numri i të vdekurve, por ka 135 të infektuar

Serish shifra të larta të të prekurve nga situata e pandemisë në vend.

Në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 135 raste të reja janë pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6151.

Në 24 orët e fundit 1 pacient ka humbur jetën: 58 vjeçar nga Tirana.

122 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 20 janë në terapi intensive dhe 3 janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3147, që nga fillimi i epidemisë.