fbpx

Përditësimi i shifrave, lajme të mira nga Britania e Madhe

Lajme të mira na vijnë nga Britania e Madhe. Mësohet se 24 orët e fundit është regjistruar shifra më e ulët prej 17 majit sa i përket viktimave nga COVID-19.

106 viktima janë regjistruar nga COVID-19 teksa numri total ka shkuar në 30 mijë e 842 vetëm në spitale.

Prej fillimit të relaksimit të masave kjo është e diela me më pak viktima në Britani teksa vendi po shkon drejt një rihapje të plotë edhe pse pak më vonë se vendet e tjera të Europës.