fbpx

Përditësimi/ Ka një lajm të mirë nga Kosova

Një lajm i mirë vjen nga Kosova, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Nga 974 persona të dyshuar me Covid-19, kanë rezultuar pozitivë me Covid 124 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 657 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.263.