fbpx

Përditësimi me pandeminë/ Shqipëria në ankth, shifrat vijojnë të tmerrshme

Serish situatë e tmerrshme në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 306 raste të reja infektimi. Ndërkohë që mësohet se 4 janë të vdekur.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.