fbpx

Përditësimi/ Rendohet situata e pandemisë në vend, serish shifra të frikshme

Edhe në 24 orët e fundit shifrat e koronavirusit në vend kanë qenë të frikshme.  124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6151.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 76 vjeçare nga Shkodra, një 60 vjeçare, një 75 vjeçare dhe një 76 vjeçare nga Tirana.

116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.

Janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.