Përditësimi/ Situata rëndohet me keq në vend, ja ç’po ndodh me pandeminë

infektivi-670x450.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 167 raste të reja pozitive me Covid-19, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 2 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar ditën e sotme  lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri, ku thuhet se 2 pacientë e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm: një 74 vjeçare nga Korça dhe një dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Nga 932 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 167 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 89 qytetarë, duke e çuar në 9304 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303