Përdori fjalë të pista, Basha kërkon falje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të kërkojë ndjesë për shkak të fjalorit që përdori në seancën e sotme plenare.

Basha përdori fjalën “m*t” në Kuvend, teksa po debatonte ashpër me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Teksa Balla e akuzoi për lidhje me kompaninë “Viktoria Invest”, pasi kjo kompani mban emrin e vajzës së vogël të kryedemokratit, Basha iu përgjigj hidhur duke thënë se nga instinkti prindëror do ishte gati “ti fuste një grusht”, por “muti s’preket se të bën pis”.

Pa kaluar shumë minuta Basha shkroi në Twitter dhe kërkoi ndjesë për fjalorin.  “Të nderuar bashkëqytetarë, ju kërkoj ndjesë për fjalorin e papërshtatshëm sot në Kuvend. Mbi vetëpërmbajtjen si politikan triumfoi instinkti i prindit. Të shpifësh duke përmendur fëmijë të mitur, për të mbrojtur veten nga lidhjet me krimin është niveli më i ulët i politikbërjes”, shkruan Basha. /Real-news.tv/

 

Lër një koment