Perez kërkon yllin spanjoll që kushton 120 mln euro

Fabian Ruiz tashmë prej 2 vitesh është duke dhuruar paraqitje pozitive me skuadrën e Napolit në kampionatin italian.

Spanjolli është një pikë fikse në taktikat e trajnerit Carlo Ancelotti. Ndërkohë, shtypi iberik shkruan se Florentino Perez ka përshpejtuar përpjekjet për ta marrë mesfushorin spanjoll që në janar, duke parë edhe situatën jo shumë pozitive që po kalon Napoli.

Kostoja e operacionit do të jetë e konsiderueshme, pasi presidenti De Laurentiis nuk bën lëshime dhe kërkon 120 milionë euro aq sa është edhe klauzola e iberikut.